Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije
05/06/2026 17:14
14 mole detare, të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot pas një aksioni të përbashkët të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Policisë Bashkiake në Ksamil, me mbështetjen e forcave “Shqiponja”.
Aksioni ka ardhur pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e numrit të korridoreve ujore në Ksamil. Aksioni nuk ka hasur në rezistencën e pronarëve të mjeteve lundruese, të cilët janë treguar bashkëpunues.
Ndërkohë në Sarandë është bllokuar dhe sekuestruar një anije, e cila pas kontrollit, ka dyshimet se posedonte dokumentacion të falsifikuar.
Mjeti është shoqëruar në Portin Detar ku i është nënshtruar procedurave administrative dhe penale.
Top Channel