“Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë”/ Rama në Vlorë: Ky vend është vetëm i juaji i thoshte Hitleri gjermanëve dhe ju e dini si përfundoi historia 05/06 20:26
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk do të negociojë, por kërkon të bisedojë, teksa foli edhe për protestuesit.
“E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, tha Rama.
Top Channel