Projekti i Zvërnecit ku do të investohen rreth 4 miliardë dollarë, pritet të ketë një ndikim të madh në rritjen ekonomike të vendit.
Këtë në fakt e tregojnë edhe shembuj të tjerë të ngjashëm, ku pas investimeve miliona dollarëshe, efektet janë ndjerë në ekonomi.
Kur u prezantua Banana Island në Katar shumë ekspertë ngritën shqetësime mjedisore. Ndërtimi i një ishulli artificial ngriti debat për ekostistemin detar. Disa paralajmëruan për rrezik të biodiversitetit në Gjirin Persik. Por projekti vijoi më standarde të larta zhvillimi. Sot, më shumë se 10 vjet më pas u shndërrua në destinacion luksoz në Katar. Me një investim rreth 500 milionë dollarë dhe 141 njësi akomoduese Banana Island ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Kur u prezantua Lustica Bay në Malin e Zi projekti u përball me kritika të forta. Shqetësimet lidheshin me urbanizim të pakontrolluar dhe dëmtim të mjedisit natyror. Kritikët paralajmëronin humbje të identitetit të zonës. Por projekti u zhvillua ndryshe nga pritshmëritë. Deri më sot janë investuarmbi 600 milionë euro me një plan total prej rreth 1.6 miliardë euro. Projekti përfshin marina moderne, hotele dhe rezidenca luksoze. Janë krijuar qindra vende pune dhe është rritur ndjeshëm aktiviteti ekonomik në zonë. Lustica Bay është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm të Adriatikut.
Ndërkohë të shumta janë rastet kur projekte me vlerë të konsiderueshme investimi hasin në rezistencë nga komunitetet lokale.
Të tilla janë Gugggenheim museum Bilbao në Spanjë, Costa Navarino në Greqi, Porto Montenegro në Mali i Zi dhe Eagle Hills në Gjeorgji, të cilat kanë hasur në kundërshtime të mëdha, por pasi janë ndërtuar, kanë ndikuar dukshëm në ekonomitë e këtyre vendeve
Top Channel