“Ekipet e Premier League gjithnjë të fortë”, kapiteni i PSG, Marquinhos: Enrique i ka rregulluar gjërat, jemi të uritur për një tjetër Champions
Para finales së nesërme të Ligës së Kampionëve me Arsenalin, ka folur trajneri i PSG, Luis Enrique. Ai shprehet se skuadra e tij është më e motivuar se kurrë, teksa shprehet se Arsenali në këtë moment është skuadra më e fortë angleze dhe meriton vëmendje të madhe. Ai lajmëroi edhe rikuperimin e dy titullarëve Hakimi dhe Mendes.
“Këto dy ekipe më shumë se me dy ide të ndryshme, janë dy ide të ngjashme, por me rrugë të ndryshme. Ata janë një ekip që shënon shumë gola dhe ne jemi një ekip që mbrohet shumë mirë. Arsenali ka qenë skuadra më e mirë në Premier League këtë vit, ata e merituan të fitonin Premier League.
Jemi përpjekur t’u japim lojtarëve pushim në fund të seancave stërvitore. Kemi pasur kohë të analizojmë kundërshtarët tanë dhe i njohim shumë mirë. Ka fusha për t’u përmirësuar, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk e di kurrë nëse do të rikthehesh në një finale të Ligës së Kampionëve, kështu që duhet të japim më të mirën tonë.
Unë preferoj rezultatin 5-4; ndeshja e dytë ishte barazim. Por për të qenë i sinqertë, ndaj Bayernit është ndeshja që kam shijuar më shumë në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjet kundër Chelseat, Monacos dhe Liverpoolit, treguam ekipin që jemi. Jemi në finalen tonë të dytë të Ligës së Kampionëve dhe kjo është historike për ne.
Është gjithmonë e vështirë të flasësh për një finale. Finalja e sezonit të kaluar ishte e jashtëzakonshme, por ky është futbolli. Nuk mendoj se ka ndonjë favorit tani, por duhet të shfrytëzojmë detajet e vogla. Do të ketë shumë tension dhe duhet të përballemi me të.
Nëse humbasim tre ndeshje radhazi, ka kaos absolut, nëse fitojmë vazhdimisht është normale, kështu funksionon një ekip si PSG. Gjatë tre sezoneve të fundit kemi treguar se jemi një ekip që luan futboll shumë të mirë dhe kemi demonstruar qëndrueshmëri.
Nuk ka motivim më të madh sesa të luash në finalen e Ligës së Kampionëve; pjesa tjetër është thjesht bisedë. Do ta shohim nesër kush është më i mirë dhe kush e fiton titullin.
Ky nivel që jemi ishte qëllimi im, qëllimi i klubit dhe qëllimi i drejtorëve sportivë. Ndoshta jo kaq shpejt, por ne e meritonim të fitonim Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, sepse ishim skuadra më e mirë. Është më e lehtë t’i arrish këto qëllime me lojtarët që kemi. Hakimi dhe Nuno Mendes janë mirë. Mund të luajnë nesër”, përfundoi Enrique.
Top Channel