Unai Emery është Mr. Europa League dhe kjo nuk diskutohet; është trajneri me më shumë trofe të Europa League të fituar; 5 të tillë. Tekniku spanjoll ka bërë historinë e këtij kompeticioni me 3 klube të ndryshme, Sevilla (2014, 2015, 2016), Villarreal (2021) dhe Aston Villa (2026) dhe të gjitha këto skuadra kanë si të përbashkët fjalën ‘villa’ në emrin e tyre, rastësi apo çështje fati?

Të dhënat janë historike, Unai Emery me 5 titujt në Europa League, është trajneri spanjoll me më shumë fitore në turnetë evropianë e për më tepër ai barazoi emra mitikë të trajningut botëror si Carlo Ancelotti, José Mourinho dhe Giovanni Trapattoni, te gjithë këta me 5 finale të fituara.

Ajo që po bën Unai Emery në Birmingham është thjesht e mrekullueshme. Ka kualifikuar Villans në Ligën e Kampioneve, një arritje që merr akoma më shumë vlerë duke pasur parasysh se Aston Villa në muajt e verës bëri blerje futbollistësh ‘loë-cost’. Aston Villa e tij me golat e Tielemans, Buendía dhe Morgan Rogers, mposhti bindshëm Freiburg dhe u kthye të shijojë lavdinë kontinentale që i mungonte prej 44 vitesh

Ndërkaq është edhe diçka që bie në sy në këtë vit të kompeticioneve evropiane dhe ka të bëjë me trajningun spanjoll që mund të përjetojë diçka unike pasi për herë të parë të gjithë trofetë evropianë mund të fitohen nga trajnerë nga vendi iberik. Tashmë futbolli spanjoll ka hyrë në histori me 4 trajnerë që diskutojnë finalen e Ligës së Kampioneve për djem dhe vajza(Luis Enrique, Mikel Arteta, Pere Romeu dhe Jonatan Giráldez), pra në total janë 6 trajnerë spanjollë në finalet e të gjitha kompeticioneve të UEFA

Unai Emery e bëri të tijën dhe fitoi Europa League.  Në Champions është e sigurt se do të triumfojë një teknik iberik duke qenë se përballë janë Luis Enrique dhe Mikel Arteta, ashtu sikurse edhe në Champions League e vajzave. E jashtëzakonshmja do të shkruhej nga Rayo Vallecano dhe Inigo Perez në finalen e Conferencë League. Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë fotografia më e mirë e dominimit të shkollës spanjolle në pankinat evropiane për këtë sezon.

Top Channel