“Vendimi që do merret për Veliajn, krijon praktikë për sistemin gjyqësor”, ish-prokurori Beci në ‘Top Story’: Do rishqyrtohet edhe çështja e…

27/05/2026 22:49

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ish-prokurori Eugen Beci foli për vendimin që do të marrë Gjykata e lartë për kryetari e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Beci shprehu se vendimi që do të jepet nga gjykata për kryebashkiakun e Tiranës do të krijojë praktikë punë për të gjithë sistemin gjyqësor.

Sipas tij ai vendim do sjellë edhe rishqyrtimin edhe çështja e ish-presidentit Ilir Meta. Më tej ai shprehu se duhet të ketë një ligj që kur një zyrtar të merret i pandehur të shkarkohet, që të mos ketë më çështje me paqartësi si ajo e Veliajt.

“Vendimi i nesërm krijon një praktikë, që duhet ta marrin parasysh të gjitha gjykatat në Shqipëri dhe nga i gjithë sistemi gjyqësor në vend. Dhe nëse Kushtetuesja vendos një standard të ri me vendimin që do të marrë për Veliajn, atëherë do rishqyrtohet edhe çështja e Metës dhe do jetë shembull për të gjitha gjykatat e tjera.

Në një ngërç të tillë ku një kryetar është në detyrë, duhet të kishte një ligj ku të thuhet nëse merresh i pandehur duhet të shkarkohesh, kaq”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Top Channel