“Nuk është ambasador i zakonshëm”, analisti në “Top Story”: Wendt do ndërhyjë pak në çështje të brendshme

21/05/2026 22:46

Analisti Ervis Iljazaj foli në “Top Story” për kandidatin e SHBA-së për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt.

Ai tha se Wendt nuk është një ambasador i zakonshëm pasi nuk do të ndërhyjë në çështjet politike të vendit.

“Deklaratat e kandidatit për ambasador, janë goxha thelbësore dhe të ndryshueshme nga politika e mëparshme amerikane. Unë shikoj në deklaratat e tij totalisht politikën e jashtme të administratës Trump. Një politikë e jashtme që është më shumë realiste se idealiste.

Një politikë e jashtme që është shumë agresive në interesin ekonomik, të sigurisë dhe më pak idealiste. Shqipëria është kthyer në një pikë e rëndësishme e sigurisë rajonale por edhe të SHBA-së, këtë siguri, qoftë ekonomike, energjetike, ushtarake ne duhet ta marrim dhe ta bëjmë në favor të SHBA-së, që të flasim hapur fare, nga të gjitha deklaratat që ka bërë. Një politikë më realiste.

Unë mendoj që nuk do të kemi më një ambasador, ose mos prisni një ambasador siç jemi mësuar ne, që sa herë ka konflikt politik dhe zgjedhje të dalë të mbajë qëndrime apo t’i japë të drejtë një pale ose tjetrës. Do të kemi një ambasador që do të ndërhyjë pak në çështjet e brendshme ose konflikte politike në Shqipëri dhe do të ndërhyjë shumë për interesat e SHBA-së”, tha Iljazaj.

Top Channel