“Mirëkuptimi duhej edhe për rregullat mes palëve”, Balla-Bardhit: Po të mos bënte marrëveshje Rama, s’do ishe bërë ministër në qeverinë e tij

22/05/2026 00:07

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka replikuar në Kuvend me Gazment Bardhin, duke iu përgjigjur kritikave të tij ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën e ndërtimit dhe respektimit të marrëveshjeve politike.

“Do të ishte një lajm i mirë sikur mirëkuptimi të ishte gjetur jo vetëm për rregulloren, por edhe kur vendosen rregullat e lojës mes palëve”, tha Bardhi.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se, nëse Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje, Bardhi nuk do të ishte bërë ministër.

“Zoti Bardhi, sot është një moment shumë i mirë dhe nuk do doja të bija në kurthin e debateve tona të përditshme.

Të lutem ma ndje këtë replikë në formë shakaje, por po të mos bënte marrëveshje Edi Rama, ti s’do ishe bërë ministër. Kështu që fakti që ke qenë ministër në qeverinë e kryeministrit Rama është një element i bukur në CV-në tuaj personale”, tha Balla.

Top Channel