“Mu prenë gjunjët, polici më tha mos kalo”, Ema Andrea rrëfen momentin kur pa të vëllain binjak pa jetë në palestër
Miri, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, me moderatorët Salsano Rrapi dhe Elona Duro.
Gjatë intervistës, biseda u ndal te fituesja e “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ndërsa moderatorët e ngacmuan Mirin lidhur me mundësinë e një historie dashurie mes tyre nëse ai do ishte beqar.
Në një moment të intervistës, Salsano e pyeti:
“Duke e hequr Mirin bashkëshort, Miri mashkull mendon se do ia vlente për një histori dashurie me Selin aty brenda?”
Miri u përgjigj fillimisht: Nuk e di këtë pjesë…
Më pas, Salsano ndërhyri duke thënë: Po të isha në vendin tënd si mashkull, do thoja që do ia vlente.
Ndërsa Miri iu kundërpërgjigj me humor: Po mirë, në rregull, ja u përgjigje ti…
Pas insistimit të moderatorit që të jepte një përgjigje më konkrete, këngëtari shtoi: Nuk përgjigjem më me ‘sikur’.
View this post on Instagram
Top Channel