“Daljen e turqve e firmosi Belinda Balluku”/ Debat në Top Story për koncesionin e aeroportit, Curri: Kush na i kontrollon qiejt rusët apo turqit? 21/09 22:48
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.
Sipas tyre, kjo shënon një hap pozitiv për dialogun politik dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare.
“Ndryshimet pasqyrojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës dhe zgjerojnë hapësirën për një pjesëmarrje më aktive të të gjitha forcave në parlament.
Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të siguruar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive dhe për të mbështetur përparimin e mëtejshëm në prioritetet e reformave të Shqipërisë”, thuhet në reagim.
Top Channel