Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin
Sot, Gjermania do të shpallë listën përfundimtare të lojtarëve për Botërorin 2026, dhe sipas mediave gjermane, përfshirja e disa futbollistëve ka surprizuar tifozët.
Për shqiptarët, lajmi nuk është pozitiv. Brajan Gruda, që ishte shpresa më e madhe për të marrë ftesën, nuk do të jetë pjesë e ekipit.
Trajneri Nagelsmann vendosi të marrë katër portierë, ndërsa Diant Ramaj, që konsiderohet një nga portierët më të talentuar të gjeneratës së re, mbetet jashtë listës.
Ndërkohë, Nelson Weiper nuk kishte pritshmëri për përzgjedhje, pas një sezoni të vështirë dhe me pak minuta loje te Mainz.
Pavarësisht interesit të treguar nga FSHF për këta lojtarë, të tre futbollistët mbeten jashtë planit të ekipit gjerman për Botërorin 2026.
E ardhmja e tyre në përfaqësuesen e Gjermanisë mbetet ende e pasigurt, ndërsa për momentin, ata nuk janë në planet e trajnerit Nagelsmann.
–
Top Channel