Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes Ekonomia shqiptare pritet të hyjë në një fazë ngadalësimi gjatë dy viteve të ardhshme.
Në raportin e pranverës, Komisioni Europian parashikon që rritja ekonomike të zbresë në 3.3% në vitet 2026 dhe 2027 pas nivelit 3.7% të regjistruar gjatë vitit 2025.
Sipas raportit ekonomia do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe investimet, ndërsa turizmi pritet të mbetet një ndër sektorët kryesorë të rritjes, por mund të pësojë rënie.
“E mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe investimet në mes të pasigurisë së shtuar të jashtme, rritja ekonomike pritet të moderohet. Inflacioni parashikohet të rritet në vitin 2026, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe më pas të mbetet afër objektivit prej 3% të bankës qendrore”, shkruan Komisioni Europian.
Megjithatë Brukseli paralajmëron se ritmet e zgjerimit ekonomik do të jenë më të moderuara për shkak të pasigurive globale dhe rritjes së çmimeve të energjisë pas konfliktit në Lindjen e Mesme. Si shqetësim në raport ngrihet edhe ecuria e tregut të punës. Edhe pse papunësia pritet të mbetet në nivele të ulëta, KE thotë se emigracioni vazhdon të konsiderohet problem për ekonominë shqiptare.
“Deficiti i qeverisë së përgjithshme parashikohet të zgjerohet në vitin 2026 përpara se të ngushtohet në vitin 2027, ndërsa raporti i borxhit qeveritar ndaj PBB-së parashikohet të vazhdojë të bjerë, i mbështetur nga dinamika e favorshme e rritjes nominale”.
Por përparimi në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian sipas Brukselit, përbën një mundësi pozitive për rritjen ekonomike, përmes përmirësimit të klimës dhe besimit ekonomik.
Top Channel