Kroacia përgatitet për një tjetër Botëror dhe Luka Modric po shkon drejt edicionit e tij të pestë të Kupës së Botës.

Mesfushori i Milanit, tashmë 40 vjeç do të rrisë legjendën e tij në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pasi trajneri Zlatko Dalic e ka grumbulluar në listën e lojtarëve që do të marrë në Botërorin e kësaj vere.

Në Botërorin e këtij viti, Modric do të arrijë kuotën e 200 ndeshjeve me përfaqësuesen kroate me mesfushorin që ka marrë pjesë në Kupën e Botës në vitet 2006, 2014, 2018 dhe 2022 dhe me edicionin e këtij viti ai do t’iu bashkohet emrave të tillë si Antonio Carbajal, Lothar Matthäus, Rafa Márquez, Andrés Guardado apo Yūto Nagatomo, ndërkohë që Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi pritet të zhvillojnë Botërorin e tyre të 6. Kroacia është në Grupin L të Botërorit ku do të përballet me Anglinë, Panamanë dhe Ganën

Lista paraprake e Kroacisë:

Portierë: Dominic Livakovic, Dominik Kotarski, Ivor Pandur

Mbrojtës: Josko Gvardiol, Duje Caleta-Car, Josip Sutalo, Josip Stanisic, Marin Pongracic, Martin Erlic, Luka Vuskovic

Mesfushorë: Luka Modric, Mateo Kovacic, Mario Pasalic, Nikola Vlasic, Luka Sucic, Martin Baturina, Kristijan Jakic, Petar Sucic, Nikola Moro, Toni Fruk

Sulmues: Ivan Perisic, Andrej Kramaric, Ante Budimir, Marco Pasalic, Petar Musa, Igor Matanovic.

Top Channel