Një ditë para protestës në Shkup, kreu i Lëvizjes së studentëve shqiptarë shpërndan poezinë e Gjergj Fishtës me një mesazh të fortë
Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të plotë të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, aty ku e radhës është njoftuar ditën e nesërme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se gjuha shqipe në RMV nuk është opsionale, por është gjuhë autoktone.
“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët. Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.
Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis.
Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.
Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë”, shkruan Haradinaj.
Top Channel