Një ditë para protestës në Shkup, kreu i Lëvizjes së studentëve shqiptarë shpërndan poezinë e Gjergj Fishtës me një mesazh të fortë
17/05/2026 18:52
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kryetari i kësaj lëvizjeje Melvan Ademi ka ndarë poezinë e Gjergj Fishtës, ‘Gjuha Shqipe’.
Ky mesazh është bërë si një ripostim nga ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani.

Studentët shqiptarë vijojnë betejën e tyre me shtetin maqedonas, duke kërkuar të drejtën legjitime që të kenë mundësi që provimin e jurisprudencës ta bëjnë në gjuhën shqipe.
Top Channel