“Qetësia para stuhisë”, rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump

17/05/2026 15:01

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se pritet të zhvillojë sot një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump, mes tensioneve në rritje lidhur me Iranin.

Netanyahu tha se do të informohet mbi vizitën e fundit të Trump në Kinë, ndërsa la të kuptohet se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata me Iranin.

Zhvillimi vjen pasi Trump publikoi në platformën Truth Social një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me mesazhin “qetësia para stuhisë”, duke shtuar spekulimet për një përshkallëzim të mundshëm.

Sipas raportimit të The New York Times, SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për sulme të reja ndaj Iranit që prej armëpushimit të muajit të kaluar.

Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati që javën e ardhshme.

Ndërkohë, raportohet se Izraeli po përgatitet për një rifillim të afërt të luftës kundër Iranit.

Top Channel