Pelegrinazh tre ditor në Kapadoki, bashkëmeshojnë Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi Joan
Bangaranga e yllit bullgar të muzikës pop, ishte kënga më e votuar nga juria dhe publiku njëkohësisht, duke grumbulluar një shifër të jashtëzakonshme prej 516 pikësh.
Bangaranga ishte një himn për festat e frymëzuara nga kukeri, një ritual i lashtë bullgar ku burra bredhin nëpër fshatra të maskuar për të larguar shpirtrat këqij.
Me votat e publikut, Dara mposhti bindshëm përfaqësuesin e Izralit, Noam Bettan, që u rendit në vendin e dytë, teksa në minutat ku Izraeli qëndroi në krye të listës para rezultatit final, nuk munguan reagimet negative nga publiku me fërshëllime.
Nata finale Festivalit Europian të Muzikës u eklipsua nga protestat kundër pjesëmarrjes së Izraelit, për shkak të luftës në Gaza. Nata finale u parapri nga protesta në qendër të Vjenës, ndërkohë që pesë vende e bojkotuan eventin, përfshirë Spanjën, Islandën dhe fituesen shtatë herë, Irlandën.
Shqipëria, që u përfaqësua nga Alis Kallaçi, u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë. Me ndjeshmëri, autenticitet dhe një gegnishte të fuqishme “Nan”, preku zemrat e publikut, që i dha 85 pikë. Sa i takon jurive, 12 pikët e vetme për Shqipërinë ishin nga Portugalia, Mali i Zi e vlerësoi “Nan” me 10 pikë, ndërtsa Krocia me 8. 12 pikët tona shkuan për Italinë, që nuk na dha asnjë pikë.
Ndërkohë, teksa Alis interpretonte në skenë, në Qendrën e Mediave në prapaskenë, gazetari nga Kosova Albert Limani raportoi një incident, ku sipas tij, një grua nga delegacioni i Serbisë tentoi t’i heqë flamurin e Kosovës, por hasi në kundërshtimin e tij.
Konkursi i këtij viti u mbajt në Vjenë të Austrisë, pasi 25-vjeçari JJ ngriti trofeun e vitit të kaluar në Bazel të Zvicrës, me këngën e tij “Wasted Love”.
Ky vit shënoi 70-vjetorin e Eurovisionit, i cili nisi në vitin 1956 nën emrin Çmimi i Madh Evropian dhe në këtë jubile, organizatorët kishin përgatitur një homazh spektakolar me disa nga këngët më të paharrueshme të shtatë dekadave të fundit.
Top Channel