Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjecari me plagë në gjoks transportohet me urgjencë në spital Ditën e sotme në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë për të mbështetur bizneset shqiptare, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit e e vegjël.
Rama u shpreh se kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme për rritjen e kapacitetit ekonomik.
“Jo për formalitet, por për sinqeritet, falëndëroj të gjithë bankat dhe bordin e Bankës së Shqipërisë për angazhimet dhe diskutimet që kemi pasur në arritjen e kësaj dite të shënuar për sipermarrjen shqiptare. Dje presidentja e bankës europiane të investimeve ka vituar për herë të parë Shqipërinë në nënshkrimin me një bankë private dhe mendoj se kjo duhet të ndiqet edhe nga bankat e tjera të nivelit të dytë.
Është një marrëveshje që shkon në të njëjtin shtrat të marrëveshjes së sotme, me qëllim për të investuar ndërmarrjet e bizneseve të vogla, që janë një kapacitet i madh. Kam parë vetë ndërmarrke të shqiptarëve dhe shqiptareve të kthyer nga jashtë, me qëllimin për të bërë diçka domethënëse në komunitet dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth dhe kanë qenë eksperianca të jashtëzakonshme dhe preskëse.
Kam parë se me një mbështetje nga ana jonë, ata ndërmarrje mund të rriten dhe të japin kontribut të madh në ekonominë tonë. Në fund të çdo bisede problemi ka qenë financimi i aksesueshëm, në pamundësi për të marrë kreditë e zakonshme, që janë të papërballueshme nga ata. Ky projekt lindi pëqr bujqësinë dhe tashmë është zgjeruar dhe është shndërruar në një ndërmarrje shumë serioze për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Pak kohë pas kësaj marrëveshjeje, ata do të kenë mundësinë të aplikjojnë në këtë nismë. Pesë vite më parë, kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 miliardë euro, sot është 10 miliardë euro. Kemi dyfishuar kapacitetin financues ekonomik të Bankave të nivelit të dytë, çka tregon rritje të ekonomisë dhe p[otencial për më tej. Kreditë e këqija janë ulur shumë ndjeshëm dhe nuk janë më kërcënim. 10 vite më parë ishin 25% e totalit. Kjo është një arsye më shumë për të hedhur një hap kurajoz falë bashkëpunimit dhe disponimit total të Bankës së Shqipërisë për ta mbështetur rritjen ekonomike.
Për bizneset e vogla dhe të mesme do të vihet në dispozicion një linjë kredie me interes prej 2-3%. Kjo ndërmarrje është shoqëruar me një garanci sovrane nga shteti shqiptar, që varion nga 30% deri në 70%. Bankat duhet të jenë më kurajoze edhe me sektorin e bujqësisë, ku padyshim risku është më i lartë, por teknologjitë e reja dhe agroturizmi e kanë ulur këtë aspekt.
Unë besoj shumë se edhe një fond granti, që do të vendoset në dispozicion për hartimin e planeve të biznesit dhe për të ndihmuar bizneset për aplikimin, do të vijë si vlerë e shtuar për lehtësimin e marrëdhënies mes subjekteve dhe bankave. Uroj që gurvenatori të na vërë në dispozicion dy zëvendëset e tij për të na ndihmuar. Nuk mund ta mbyll pa i bërë një kompliment mikut tonë turk për shqipen e tij të kolauduar, me minimum risku. E meriton dhënien e pasaportës me një ceremoni dhe me një certifikatë njohjeje për shqipen e pastër. Ju faleminderit”, u shpreh Rama.
Top Channel