“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që…
Socialisti Erion Braçe ka denoncuar me anë të një videoje një tjetër problematikë që ai ka konstatuar në kryeqytet.
Me anë të videos së shpërndarë në Facebook, Braçe shpreh shqetësimin e tij për një lagje në Tiranë, ku rrugët e ngushta dhe të bllokuara nga makina të dala jashtë funksionit nuk lejojnë që nëse bie zjarr aty të kalojë një zjarrfikëse.
“Jam këtu tek “Libri Universitar”, këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot në asnjë anë, as nga këtej ku hyra unë. Këto makinat e braktisura prapë. As nga kjo anë tjetër këtej, që me thënë të drejtën nuk ke rrugë sepse bllokohet, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkundi.
Domethënë, gjëja më e rëndësishme në këtë rast është të lutemi që të mos bjerë zjarr. Njerëzit e pallatit të bëjnë kujdes. Urdhëro, nuk ke ku hyn, pastër është, por për zjarrin është tmerr. Do piqen të gjallë kështu siç janë bllokuar hapësirat dhe rrugët. Duhet të vijë dikush t’i heqë këto makina që janë për në varreza”, u shpreh socialisti Erion Braçe.
Top Channel