Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari me plagë në gjoks transportohet me urgjencë në spital
13/05/2026 11:17
Raportohet për plagosje me thikë në lagjen nr.1 në Sarandë. Sipas korrespondentes së Top Channel, Entjola Budo, ngjarja ka ndodhur para pak minutash.
Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës, teksa nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.
I plagosuri i identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, ai ka plagë me thikë në gjoks, por gjendja për momentin raportohet të jetë jashtë rrezikut.
Top Channel