Shtohet shqetësimi në lidhje me stabilitetin struktural të stadiumin Azteca në Mexico City që në 11 qershor do të presë ndeshjen hapëse të Botërorit të këtij vit me shkencëtarët dhe funksionarët që po ekzaminojnë sinjalizimet për lëvizje graduale të terrenit nën kryeqytetin meksikan.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ kjo situatë po monitorohet edhe nga NASA e cila po përdor satelitë-radar të sofistikuar në gjendje për të zbuluar edhe ndryshimet minimale të sipërfaqes tokësore. Kjo teknologji i lejon kërkuesit të krijojnë një hartë të lëshimit të tokës në kohë reale dhe për të identifikuar zonat ku infrastrukturat mund t’i nënshtrohen një presioni në rritje

Sipas disa dëshmive, dëmet në brendësi të impiantit janë bërë gjithnjë e më të dukshme me fragmente çimentoje që shkëputen nga ndonjë pjesë e strukturës. Disa tifozë kanë marrë pjesë të stadiumit historik si suvenirë duke ushqyer gjithnjë e më shumë shqetësimet për ruajtjen e tij në prag të turneut botëror.

Shkencëtarët ia atribuojnë problemin, kryesisht shpërthimit për një kohë të gjatë të ujërave nga nëntoka e Mexico City.

Top Channel