Barcelona dhe Real Madrid përballen sot për herë të fundit në një ndeshje ku e gjithë bota kthen shikimin.

Katalanasit kanë shansin e madh të barazojnë ose fitojnë për të siguruar titullin kampion në beten me rivalin direkt, si asnjëherë më parë në histori.

Kjo ndeshje është paraprirë me një fatkeqësi te katalanasit, pasi babai i trajnerit Flicj ka humbur jetën, por trajneri do të jetë në pankinë për këtë betejë kyçe.

Të dyja skuadrat vijnë me mungesa para kësaj ndeshjeje, teksa trajnerët kanë bërë zgjedhjet më të mira të mundshme që kanë në dispozicion.

Barcelona: J.Garcia, E.Garcia, Cubarsi, Martin, Cancelo, Gavi, Pedri, Lopez, Olmo, Rashford, Torres; Trajner: Hansi Flick;

Real Madrid: Courtois, Garcia, Huijsen, Rudiger, Alexander-Arnold, Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Diaz, Vinicius, G.Garcia; Trajner: Alvaro Arbeloa;

Barcelona-Real Madrid 2-0
Rashford 9′, Torres 18′

REZULTATI LIVE

1′ Nis ndeshja në “Camp Nou” nën një koreografi spektakolare. Para startit u mbajt 1 minutë heshtje në nder të Hansi Flick, i cili mëngjesin e sotëm humbi babain e tij.

2’ Gjuajtja e parë vjen nga Vinicius, i cili finalizon pas një zbritjeje të shpejtë, por qendrore, pa rrezik për Garcian.

9′ Marcus Rashford shënon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit. (VIDEO)

18′ Barcelona shënon të dytin. Asist perfekt i Olmos për Torres, që tund rrjetën. (VIDEO)

33’ Real Madrid kërkon të fitojë epërsi në lojë, teksa rrezikon me një gjuatje të Tchouameni në hyrje të zonës, e pasaktë. Barcelona tenton të kontrollojë topin sa më shumë dhe ta vërë “në gjumë” kundërshtarin.

38′ Pasim vertikal i saktë i Torres, me Rashford, që del përballë Courtois, por gabon në momentin e fundit dhe fiton vetëm një goditje këndi. Në zhvillimet e kësaj të fundit, Olmo i afrohet golit, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”.

46′ Starton pjesa e dytë mes Barcelonës dhe Real Madrid.

48′ Fermin provon brenda zonës, por topi devijohet fillimisht dhe më pas Courtois e pret pa shumë përpjekje.

51′ Nuk mungon përplasja mes lojtarëve, që kapen me njëri-tjetrin. Ndëshkohen me karton të verdhë Asencio dhe Olmo, si dyshja që krijoi tensionin.

Top Channel