Kishte marrë azil nga Orban pasi u akuzua për shpërdorim fondesh dhe përgjim të kundërshtarëve politik, ish-ministri polak i Drejtësisë arratiset drejt SHBA-së Deri më tani, 76 persona janë riatdhesuar në shtatë vende. Ata ishin në bordin e anijes turistike MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit dhe aktualisht ndodhet pranë brigjeve të Tenerife-s.
Fluturime të tjera për në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Holandë janë planifikuar për orët e ardhshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle.
Sipas përditësimit të fundit operativ, 14 shtetas spanjollë, pesë shtetas francezë, katër shtetas kanadezë, 26 pasagjerë për në Holandë, 22 për në Mbretërinë e Bashkuar, dy për në Irlandë dhe tre për në Turqi janë riatdhesuar.
Ndërkaq, raportohet se një nga francezët e evakuuar ka shfaqur simptoma, teksa mjekët e kanë izoluar dhe kanë nisur procedurat e nevojshme. Tre persona kanë vdekur në shpërthimin e epidemisë në anijen holandeze MV Hondius, përfshirë dy që u konfirmuan se kishin hantavirus.
Top Channel