Hedhja e lëndëve piroteknike, molotovit dhe gurëve drejt tyre, lëndohen tre efektivë policie. Shoqërohen disa protestues
Është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë protesta e thirrur sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndryshe nga herët e kaluara, në protestën e sotme nuk kishte një skenë të ngritur dhe fjalime, por vetëm një podium të vogël, ku Berisha nuk mbajti fjalë, por u bënë vetëm disa thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Pas kësaj, protestuesit kërkuan të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, por siç ishte njoftuar nga policia, kjo nuk përfshihej në autorizimin e dhënë dhe policia e kundërshtoi këtë veprim me një kordon të efektivëve të policisë dhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.
Nga ana tjetër nuk mungoi as këtë herë molotovi, gurët dhe fishekzjarrët, që në ditën e sotme u drejtuan te kordoni i policisë. Sakaq, uji nuk kurseu as Berishën, që zgjodhi këtë herë të qëndrojë në frontin e parë, bashkë me njerëzit e tij të afërm.
Në fund drejtuesit e protestës i drejtuan protestuesit në selinë e Partisë Demokratike.
Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD.
21:30 Mbyllet protesta e PD, Noka tërheq tubuesit demokratë drejt selisë blu, Berisha futet në zyrë
Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.
Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.
Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore.
Deputeti i PD Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të bllokuar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
21:07 Pas molotovëve, protestuesit e PD-së hedhin fishekzjarrë, reagon policia
Pas hedhjes së molotovëve, protestuesit e PD-së kanë përdorur edhe fishkezjarrë.
Policia i është kundërpërgjigjur molotovëve me ujë, duke prekur edhe kreun e PD-së Sali Berisha.
Protestuesit e PD kanë nisur përplasjet fizike me efektivët e policisë.
Deputeti Gazment Bardhi është përplasur gjatë protestës me efektivët e policisë. Bardhi u shpreh se ata po provokojnë një protestë që sipas tij është paqësore.
Protestuesit e PD kanë hedhur molotovë gjatë marshimit të tyre drejt Ministrinë e Brendshme.
20:27 Pas thirrjeve para Kryeministrisë, protestuesit e PD nisen drejt Ministrisë së Brendshme
Pas mbylljes së fjalimit, protestuesit të drejtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e PD janë nisur drejt ministrisë së Brendshme.
Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, pak orë përpara protestës së radhës të opozitës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.
Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.
Top Channel