Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime

08/05/2026 09:57

Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokratët do të nisin menjëherë me marshimin.

Përpara Kryeministrisë mungon podiumi, duke lënë të kuptohet se kësaj radhe nuk do të ketë fjalime.

Top Channel