Foto Ilustruese

Një sherr me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një mobile në Nikël, ku janë plagosur dy vëllezër.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy autorët.

Njoftimi: 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Top Channel