Vrasja e biznesmenit në Sarandë, autorët ‘zhduken’ pas krimit, policia blindon zonën
07/05/2026 22:33
Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja.
Viktima 66- vjeçar ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”.
Top Channel