Franca nuk gjen paqe, jo vetëm zjarre por edhe temperatura ekstreme. Termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius
Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrallë në Parlamentin e Shqipërisë, i afrohet kryetarit të PD, Sali Berisha.
Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.
Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT.
“Ai erdhi dhe solli një tabelë ku donte të më bindte mua që Gjermania e paska më të lartë taksën e naftës se ne. E vërteta është që Gjermania e ka 45% të çmimit. Shqipëria e ka deri në 55% të çmimit. Nëse gjermani punon një orë, ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shumë se gjermanit”, tha Berisha ndërkohë jashtë Kuvendit.
Top Channel