Helmimi në Akademinë e Policisë, ja çfarë konsuamuan studentët. Analizohen perimet dhe ushqimet e drekës
07/05/2026 12:18
Një nga studentet e Akademisë së Policisë është rikthyer në spital pas helmimit, ku u prekën total 56 studentë.
Në menunë e drekës ka pasur sallatë perimesh të ziera si brokol, lulelakër dhe karotë, ndërsa dyshohet se helmimi mund te këtë ardhur si pasojë e perimeve. Po ashtu në menu ka pasur: makarona/ pilaf me karotë; gjellë me patate/ tavë; mish racion; biskotë; banane dhe bukë.

Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.

Për 24 orët e fundit ruhet çdo mostër ushqimi.
Top Channel