Shqetësim për sigurinë rrugore/ Banorët e Ish-Kënetës: Rruga është kthyer në rrezik për familjet tona

07/05/2026 15:21

Tragjedia e rëndë rrugore në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagimin e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit mbi problematikat në siguri dhe infrastrukturën rrugore.

Këtë të enjte, banorë të zonës së ish-Kënetës denoncuan situatën me të cilën përballen, duke theksuar se investimi në rrugë nuk u përfundua, ndërsa mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit e bën rrugën të rrezikshme, ndërsa gjatë natës segmenti përdoret nga automjetet me shpejtësi të lartë.

Banorët ngritën shqetësim edhe për kryqëzimet, që sipas tyre janë bërë burim aksidentesh të vazhdueshme, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur tragjedi të tjera.

 

Top Channel