Drejt ‘El Clasico’, Lamine Yamal viziton skuadrën e Barcelonës në stërvitje
Episodi i dytë i tensionit mes Valverdes dhe Tchouameni përfundoi në një sherr fizik dhe me uruguajanin në spital. Ishte një incident shumë i rëndë që Reali i Madridit nuk do ta kalojë lehtë.
Klubi merenges ka hapur një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe një procedim disiplinar për të dy futbollistët që mund të mbyllet me lënien jashtë skuadre të tyre. Në këtë moment nuk mund të përjashtohet asnjë skenar
Edhe pse El Clasico me Barcelonën po afron, duket se as Valverde dhe as Tchouameni nuk do të jenë në fushën e lojës në Camp Nou. Situata ka arritur në një pikë thuajse pa kthim dhe sipas të përditshmes spanjolle AS te Los Blancos po mendojnë ta trajtojnë këtë çështje në mënyrë rigoroze.
Pas asaj që ndodhi këtë të enjte, Reali i Madridit zhvilloi një mbledhje urgjente në Valdebebas me të gjithë futbollistët; një komitet antikrizë me në krye drejtorin e përgjithshëm Jose Angel Sanchez për të shuar tensionet dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon që është për t’u harruar në të gjitha aspektet.
Top Channel