Në kontrast të plotë me Realin e Madridit, Barcelona po e përgatit me qetësi të plotë El Clasicon e së dielës që mund t’i japë titullin e 29 në La Liga, diçka që do të ishte historike në La Liga pasi do të ndodhte për herë të parë.

Por këtë të enjte, skuadra blaugrana pati një vizitë speciale në qendrën stërvitore Joan Gamper, atë të Lamine Yamal që dha një imazh shumë domëthënës

Talenti 18 vjeçar është në proces riaftësimi nga dëmtimi në bicepsin femoral të pësuar në ndeshjen me Celtan dhe tashmë ka filluar të punojë në palestër. Sulmuesi e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, megjithatë ai deshi t’iu qëndrojë pranë shokëve të skuadrës në momentin më të rëndësishëm të sezonit.

Lamine që ka luajti në 9 ndeshje El Clasico me bilanc 5 fitore e 4 humbje dhe 3 gola e dy asiste, përshëndeti si shokët e skuadrës ashtu edhe trajnerin Hansi Flick me të cilin pati edhe një moment të këndshëm

Në seancën stërvitore të Barcelonës Flick i kishte praktikisht të gjithë futbollistët në dispozicion. Futbollistë si Pedri dhe Eric Garcia u stërvitën me normalitet pavarësisht problemeve që patën së fundmi, ndërsa Christensen kreu një pjesë së seancës së bashku me grupin.

Top Channel