Abuzime me minorenë, ish baskebollisti Dagoberto Pena dënohet me 60 vjet burg
Sportistët bjellorusë do të kthehen të garojnë në Lojërat Olimpike. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të heqë kufizimet e vëndosura për ta, ndërkohë që i ka konfirmuar për sportistët rusë.
Sportistë rusë dhe bjellorusë u përjashtuan nga kompeticionet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të 2022, edhe pse disa prej tyre janë lejuar të garojnë si neutralë
Komiteti Ekzekutiv i IOC doli me një deklaratë zyrtare përmes së cilës pohonte se rekomandonte që të mos ketë asnjë kufizim për pjesëmarrjen e sportistëve bjellorusë, duke përfshirë këtu edhe skuadra. Ky vendim për heqjen e dënimit ndaj Bjellorusisë, iu hap rrugë federatave sportive që të aplikojnë formalisht rregullin e ri.
Ky vendim i IOC do të thotë se Bjellorusia do të ketë delegacionin e saj në Lojërat Olimpike të Los Angeles të vitit 2028, ku do të jetë e pranishme si në ceremoninë e hapjese edhe atë të medaljeve.
Afati i deklaratës, në fakt ka mbajtur parasysh faktin që për disa disiplina sportive dhe zona gjeografike, periudha e kualifikueseve për në Lojërat 2028, nis verën e ardhshmë. Në Paris 2024 dhe Milano-Cortina 2026, bjellorusët garuan bashkë me rusët si sportistë neutralë individualë, pa ngjyrat e tyre kombëtare dhe me numër të reduktuar; 17 në Paris dhe 7 në Itali.
IOC nënvizoi gjithashtu se situata me Komitetin Olimpik Rus është ndryshe edhe sepse, pëveçse vendosi nën autoritetin e tij organizimet sportive të 4 rajoneve ukrainase të pushtuara duke u pezulluar në vjeshtën e vitit 2023, edhe për faktin se së fundmi janë shfaqur shqetësime të tjera në lidhje me sistemin antidoping.
Top Channel