Nga “Camp Nou” në finalen e madhe, historia e përbashkët e Luis Enrique dhe Mikel Artetës
Nata e djeshme në Mynih ishte pasqyra e përkryer e karrierës së Harry Kane.
Me golin e shënuar në gjysmëfinalen e dytë kundër PSG-së, sulmuesi anglez arriti shifrën marramendëse prej 60 golash në këtë sezon (për klubin dhe kombëtaren), duke u konfirmuar si finalizuesi më “vdekjeprurës” në botë.
Megjithatë, futbolli mund të jetë mizor. Pavarësisht se ai u bashkua me Cristiano Ronaldon si i vetmi lojtar që shënon në 6 ndeshje radhazi në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, Bayerni u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6-5. Për herë të parë pas shumë dekadash, bavarezët mbyllin një sezon pa asnjë trofe (kanë humbur Kupën, Superkupën dhe tashmë Champions-in, ndërkohë që I vetmi trofe ishte Bundesliga), duke e lënë Kane-n me vetëm këtë trofe në duar.
Statistikat e çmendura të sezonit 2025/26:
60 gola gjithsej (përfshirë 13 në Champions League).
Këpuca e Artë e pothuajse çdo kompeticioni ku mori pjesë.
0 trofe të fituar.(përveç Bundesligës)
Ironia e fatit bëhet edhe më e madhe kur mendon se ai u largua nga Tottenham pikërisht për të fituar trofe, por ndërkohë që “mallkimi” për trofetë e mëdhej vazhdon, të paktën ka thyer disi fatin me titullin e kampionatit gjerman. Tashmë, shpresa e tij e vetme mbetet Kupa e Botës ose Kampionati Evropian me Anglinë, për t’i dhënë fund këtij paradoksi ku goli është rutinë, por triumfi mbetet një mirazh.
Top Channel