Liverpool, tifozët fitojnë betejën, klubi ‘ngrin’ rritjen e çmimeve të biletave
Emri i Raphinhas është përmendur shpesh në zërat e merkatos përsa i përket të ardhmes së tij te Barcelona ku është folur shpesh për një largim të tij nga klubi katalanas. Sulmuesi brazilian vendosi të shuajë këto spekulime dhe të largojë të gjitha dyshimet në një intervistë për ESPN .
‘Që kur kam ardhur te Barcelona, që nga dita e parë është spekuluar me largimin tim nga klubi-tha Raphinha-besoj se njerëzve nuk iu pëlqen të më shohin këtu, sidomos medias…është një që vetëm gënjen-ishte kritika e Raphinhas teksa komentoi zërat e fundit rreth tij-gazetari që shkroi artikullin për largimin tim në fund të sezonit, ka shkruar edhe gjëra të tjera që ishin gënjeshtra duke thënë se jam takuar me klubin që, kam folur në privat për pavendosmërinë time, që nuk e dija nëse do të vazhdoja apo jo te Barcelona. Ky tipi vetëm gënjen, sa herë që publikon ndonjë lajm që duhet ta fshijë, gjithnjë ose thuajseë gjithnjë janë gjëra të parëndësishme që dalin nga goja e tij’.
Rrjeti ESPN së fundmi ka bërë të ditur se Barcelona është gati të shesë disa prej lojtarëve të saj me objektivin për të mbledhur 100 milionë euro, por Raphinha nuk është në këtë listë hipotetike transferimesh. Sezonin e kaluar, Raphinha shënoi 34 gola dhe dha 22 asiste në 57 ndeshje, ndërsa në sezonin aktual është në 19 gola dhe 7 asiste në 31 ndeshje, kjo për shkak të dëmtimeve që e kanë mbajtur jashtë fushave të lojës
Në intervistën për ESPN, Raphinha foli edhe për mundësine e fitores së titullit me Barcelonën në El Clasicon me Realin e Madridit
‘Që të jem i sinqerë, për mua fitorja e La Liga është speciale, pavarësisht kundërshtarit. Për tifozët, për ata që kanë më shumë kohë në klub është diçka speciale që ky titull të fitohet kundër rivalit tonë më të madh-tha Raphinha-për ka më shumë rëndësi të fitohe titullit, nëse kjo duhet të ndodhë kundër Realit të Madridit, akoma më mirë’
Barcelona është 11 pikë larg Realit të Madridit dhe i mjafton edhe vetëm 1 barazim për të fituar matematikisht titullin e 29 kampion në Ligën Spanjolle.
Top Channel