PSG në finalen e Champions League, natë e çmendur në Paris, 127 të ndaluar e 34 të plagosur
Kur Luis Enrique zbarkoi në Paris, pak kush e parashikonte që revolucioni i tij do të ishte aq rrënjësor sa të dërgonte Paris Saint-Germain në dy finale radhazi të UEFA Champions League.
Pas këtij suksesi të fundit, bota e futbollit po zbulon detaje mahnitëse mbi etikën e punës së spanjollit, të cilat i kalojnë kufijtë e normales.
Prapaskena e zbuluar nga David Beckham
Ishte legjenda e futbollit, David Beckham, ai që ndau një bisedë private me kreun e klubit parizien, duke nxjerrë në dritë përkushtimin obsesiv të trajnerit: “Fola me presidentin Nasser te PSG. Ai më tha se në vitin e parë të Luis Enrique-s, ai praktikisht ka fjetur çdo natë në qendrën stërvitore, duke punuar mbi mënyrën se si dëshiron që skuadra të duket, si dëshiron që skuadra të luajë dhe kë kërkon në ekip.
“Vula e Presidentit: “Trajneri më i mirë në botë”
Ky investim kohe dhe energjie ka dhënë frytet e tij, duke e kthyer PSG-në në një makineri taktike. Pas kualifikimit në finalen e dytë radhazi, vetë Nasser Al-Khelaïfi nuk i ka kursyer superlativat, duke e cilësuar punën e Enrique-s si një transformim epokal për vetë sportin: “Luis Enrique? Ajo që ai ka bërë, sinqerisht, ka revolucionarizuar futbollin, jo vetëm Paris Saint-Germain. Për atë që ka arritur tashmë dhe për atë që ai beson, jam shumë krenar për të. Ai është me të vërtetë trajneri më i mirë në botë.”
Top Channel