Pogradeci dhe Besa vijojnë të ëndërrojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra liqenore dhe ajo kavajase u kualifikuan për në finalen e playoffit e Kategorisë së Parë dhe do të luajnë mes tyre për të vijuar rrugëtimin drejt elitës së futbollit shqiptar.

Pogradeci mundi në gjysmëfinalen e tij të playoffit, Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Greca ishte ai që zhbllokoi rezultatin për Pogradecin në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta skuadra liqenore shënoi edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Pius për të fiksuar fitoren 3-0 të ndeshjes.

Kundërshtari i Pogradecit në finalen e playffit, Besa mundi në sfidën e saj gjysmëfinale Ilirinë mnë Fushë Krujë me rezultatin 2-0. Skuadra kavajase e vendosit fatin e ndeshjes praktikisht që në pjesën e parë kur shënoi të dy golat. Cordeiro i dha avantazhin verdhezinjve, ndërsa Chiwëendu fiksoi rezultatin 2-0 për Besën. Sfida finale e playoffit mes Pogradecit dhe Besës do të luhet në 11 maj në orën 17:00 dhe skuadra fituese e këtij çifti do të luajë me skuadrën që do të pozicionohet në vendin e 8 në Kategorinë Superiore për një vend në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.

REZULTATET E NDESHJEVE

Pogradeci-Kastrioti 3-0(Greca 14’, Pius 89’, 91)

Iliria-Besa 0-2(Cordeiro 8’, Chinwendu 10’)

Top Channel