Këto janë pamjet e rënda nga brenda lokalit në Durrës, ku shoferi i dehur Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijët dhe plagosi rëndë një tjetër në lagjen numër 15, në trotuarin para lokalit.
Siç duket nga pamjet e kapura nga kamerat e lokalit, të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, në momentin e tragjedisë, klientët e tmerruar kanë vrapuar jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe për të shpëtuar fëmijët, të gjithë të moshës 10-vjeçare që jetonin në atë lagje.
Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, një u plagos rëndë, kurse fëmija i katërt shpëtoi mrekullisht.
Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik, Nikoll Radaçi, njihej si problematik në zonë pasi konsumonte alkool dhe bënte manovra të rrezikshme me makinë.
Top Channel