LIVE/ Tragjedia në Durrës, shoferi i dehur mori para fëmijët që luanin në trotuar, detajet tronditëse

03/05/2026 18:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përditësimet LIVE, data 03/05/2026

17:16 Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të rrethanave familjare të njërit prej viktimave. Ai humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për kurimin e babait nga kanceri. Mësohet gjithashtu se viktima tjetër dhe i plagosuri janë kushërinj.

16:17 Dhimbje dhe lot në Durrës, një nga viktimat dhe i plagosuri kushërinj të parë, po luanin pranë shtëpisë

Durrësi është tronditur sot nga një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të në tjetri, të gjithë 10-vjeç.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.

16:05 Aksidenti që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, flasin dëshmitarët: E kemi paralajmëruar shoferin

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dëshmitarët i kanë treguar korrespondentes së Top Channel Vali Qyrfyçi momentet e tmerrit në vendngjarje.

15:46 Përplasi për vdekje dy 10-vjeçarë dhe plagosi një tjetër, shoferi drejtonte mjetin i dehur, zbardhet identiteti

Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10 vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.

15:24 Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku dy 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

15:15 Aksidenti tragjik në Durrës/ Fëmijët po luanin në trotuar, makina me shpejtësi të lartë i mori përpara, shoferi arratiset pas ngjarjes

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuarë duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.

15:04 Thellohet bilanci i viktimave në Durrës, dy fëmijë të vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë

Ka shkuar në dy numri i fëmijëve që janë aksidentuar për vdekje sot në Durrës, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë.

Një automjet tip Benz ML që lëvizte me shpejtësi ka aksidentuar tre fëmijë që po luanin në lagjen 15 të qytetit të Durrësit.

14:38 Tragjike në Durrës, makina përplas tre fëmijën, humbin jetën dy prej tyre, një tjetër i plagosur të plagosur

Një aksident tragjik është shënuar sot në Durrës, me pasojë vdekjen dy fëmijëve.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se fëmijët janë aksidentuar nga një makinë, ndërsa ndodheshin duke luajtur në trotuar.

Top Channel