PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisën protestën
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ndihet i tronditur nga aksidenti, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e tyre.
Sakaq ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për rritjen e sigurisë në qarkullim dhe të kryejnë hetimet për ngjarjen.
“I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.
Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë”, shkruan Presidenti Begaj.
Top Channel