Një ditë zie për Durrësin kjo e sotmja, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e Spitallës, ky dy vogëlushë humbën jetën dhe shoku i tyre u plagos rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi shihet sesi shoferi ka qenë duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, i dehur, duke hipur mbi trotuar dhe duke i marrë përpara.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpive të fëmijëve, dhe para një lokali, teksa ata kanë qenë duke luajtur këtë ditë pushimi.

Pas aksidentit shoferi shihet teksa del nga makina dhe largohet. Ndërkohë shihen klientët e lokalit që dalin jashtë të alarmuar duke tentuar t’u japin fëmijëve ndihmën e parë.

Top Channel