Aksidenti që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, flasin dëshmitarët: E kemi paralajmëruar shoferin
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi Eldi Gremi, 35 vjeç.
Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi Eldi Gremi 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë menjëherë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mosbashkëpunimit të të dëmtuarit, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Albi Kajolli, 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës (thikë) në pjesën e barkut shtetasin Eldi Gremi.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Top Channel