Trafik kilometrik në Elbasan/ Fluks mjetesh që kthehen nga juglindja, fundjava më problematike

03/05/2026 17:52

Një tjetër fundjavë e gjatë që shënon trafik kilometrik në hyrjet dhe daljet e Elbasanit.

Thuajse e gjithë unaza e Elbasanit është paralizuar nga trafiku i mjeteve që kthehen nga juglindja.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, e njëjta situatë paraqitet çdo fundjavë, të premteve dhe të dielave në kthim. Kulmin e lëvizjeve e shënojnë fundjavat e gjata.

Top Channel