Aksidenti tragjik/ Ky është Nikoll Radaçi, shoferi që i mori jetën dy fëmijëve, njihej si problematik në Durrës
03/05/2026 16:29
Ky që shihni në foto është Nikoll Radaçi, autori i aksidentit tragjik që i mori jetën 2 fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.
Nikoll Radaçi njihej si person problematik në zonë, për të cilin fqinjët thonë se kryente manovra të rrezikshme me makinë dhe konsumonte alkool.
Top Channel