Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, katër të vdekur dhe 15 të plagosur
Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës në Greqi, ku një i burgosur palestinez dhe një i burgosur nga Iraku humbën jetën pas një përleshje të dhunshme mes dhjetëra të burgosurve.
Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, një nga viktimat vdiq në vendngjarje, ndërsa i dyti u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë nga plagët e marra. Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qelitë disiplinore të burgut, ku afërsisht dhjetë të burgosur ishin të përfshirë.
Menjëherë pas shpërthimit të sherrit, oficerët e burgut ndërhynë për të parandaluar sherrin dhe për të ndihmuar të lënduarit.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me shkaqet e përplasjes dhe natyrën e marrëdhënieve mes të burgosurve të përfshirë.
Top Channel