Aksident te Kepi i Rodonit në Durrës, një person që lëvizte me një motor me katër rrota rrëzohet për vdekje
I mituri që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës.
Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, për koshient.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria.
Si ndodhi ngjarja
Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.
Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.
Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.
Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Top Channel