Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në hyrje të Shkodrës, ku ka humbur jetën një 78-vjeçar, pasi u përplas nga një makinë.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari, shtetasi me iniciale H.B., është gjetur pa shenja jete nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se ai është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupet hetimore po punojnë për identifikimin e automjetit të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel