Londra “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit, i dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-s

01/05/2026 12:09

Një gjykatë në Londër pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar një ish zyrtar i dënuar në mungesë nga GJKKO.

Ky është vendimi gjykatës Westminster Magistrate Court disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, për Krenar Gozhinën, i dënuar me gjykim të shkurtuar me 1 vit në burg nga GJKKO për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, me disa zyrtarë të tjerë për një tender të vitit 2018 që lidhej me transportin e punonjësve të burgun të Lushnjës.

Krenar Gozhina me leje qëndrimi të rregullt në Britaninë e Madhe, tentoi të bllokonte ekstradimit duke ngritur pretendimin se nuk ishte vënë në dijeni për vendimin e dënimit nga GJKKO.

Ky pretendim u hodh poshtë nga gjyqtari Tan Ikram, i cili në vendim thotë se: “Gozhina me profesion jurist u përfaqësua nga një avokat i zgjedhur prej tij dhe ishte absurde të mos kishte dijeni për vendimin e dënimit”.

Po ashtu avokati i Gozhinës në Londër, ngriti pretendimin për shkelje të të drejtave të klientit të tij nëse ekstradohet pasi kushtet e burgjeve shqiptare nuk kanë standarde.

Shteti shqiptarë përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i dërgoi gjykatës në Londër një garanci se Gozhina do të mbahet në një burg atë të Reçit ose Peqinit të ndërtuara me fondet e BE-s.

Garancia u prania nga gjykata në Londër hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të kërkuarit të drejtësisë shqiptare,  i cili i tha gjykatës se ai ishte baba i një fëmije të mitur dhe kujdesej edhe për fëmijën e partneres e cila e kishte nga një martesë e mëparshme.

Gozhina thotë gjyqtari në vendim ka qenë i ndarë nga familja e tij që nga arrestimi.  Fatmirësisht, ata nuk janë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë të afërm në Reading dhe Londër.

Ndarja do të jetë për disa muaj dhe jo vite dhe kjo nuk do të shkaktojë dëme thelbësore në familjen e tij” thotë gjyqtari Tan Ikram.

Duke mos pranuar pretendimet e Krenar Gozhinës gjyqtari Tan Ikram ia çoi çështjen për të lejuar ekstradimin sekretares britanike të shtetit Shabana Mahmood dhe pas firmës së saj, Krenar Gozhina ka të drejtën e apelimit.

Top Channel