Fshehu në rrobat e saj breshka me vlerë 9000 dollarë, arrestohet në Tajlandë 19-vjeçarja
Rasti i rëndë i 5-vjeçares Maria Clara Aguirre Lisboa ka tronditur opinionin publik në Brazil, pasi e mitura u gjet e vdekur në një varr të mbuluar me çimento në oborrin e shtëpisë ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj.
Autoritetet kanë arrestuar nënën e saj, Luisa Aguirre Barbosa da Silva dhe njerkun, Rodrigo Ribeiro Machado, të cilët, sipas hetimeve, kanë pranuar përfshirjen në krim.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike gjatë varrimit. Kjo përforcon dyshimet se vajza mund të ketë qenë ende gjallë në momentin kur u varros. Gjithashtu, janë konstatuar edhe dëmtime në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar para vdekjes.
BRASIL | A investigação sobre a morte de Maria Clara Aguirre Lisboa, uma menina de 5 anos encontrada enterrada no quintal de casa em outubro de 2025, teve novos desdobramentos após a divulgação do laudo do Instituto Médico Legal#itapetininga #policia #seguranca #brasil pic.twitter.com/YBsPAZLX5P
— Jornal NH (@jornalnh) April 29, 2026
Trupi i pajetë u zbulua në mes të tetorit 2025 në një gjendje të avancuar dekompozimi, ndërsa autoritetet besojnë se vdekja kishte ndodhur rreth tre javë më herët.
🚨“Mano, você é surdo? Não me irrite não, parça. Sua filha já tá morta, não existe mais.”, diz padrasto em áudio para pai após matar criança de 5 anos: pic.twitter.com/qSffDmQ3yh
— Crimes Reais (@CrimesReais) October 17, 2025
Ngjarja doli në dritë pasi gjyshi i vajzës e raportoi të zhdukur. Shërbimet sociale kishin pasur më herët indicie për probleme në familje, përfshirë raportime për kërcënime nga njerku. Gjatë hetimeve u zbulua edhe një mesazh audio i të akuzuarit drejtuar babait biologjik të fëmijës, ku ai pretendonte se vajza kishte vdekur dhe i kërkonte të ndërpriste komunikimin.
Dy të dyshuarit përballen me akuza për vrasje të rëndë dhe fshehje të trupit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe akuza të tjera për abuzim. Gjykata ka caktuar një seancë të re për në maj, ku pritet të vijojë procesi gjyqësor për këtë ngjarje tronditëse.
Top Channel