Skandali tek Onkologjiku, si zv.drejtoresha dhe mjekët dërgonin pacientët në klinika private dhe prishën kobalto-terapinë

30/04/2026 11:32

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-zv.drejtoreshën e QSUT-së, dhe mjekët specialiste të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) për ‘Shpërdorim detyre’.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në gjykim do të shkojë zëvendësdrejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, si dhe Edmond Gashi, Alketa Pere, Emiliano Lela, Drilona Kishta dhe Halil Gashi. Sakaq SPAK ka mbajtur vetëm dosjen për mjekun Edmond Gashi për kompetencë.

Në qershor të viti 2024, prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor në spitalin Onkologjik në kryeqytet duke caktuar edhe 7 masa sigurie për mjekë dhe personelin e spitalit. Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe kordinatori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinikën private në pronësi të Gashit me qëllime përfitimi.

Gjithashtu, hetimet treguan se në Spitalin Onkologjik u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, por ajo u la jashtë kushteve teknike.

 

 

Top Channel